Ushtria ukrainase, Foto: Presidenca e Ukrainës

Çekia nis armatim drejt Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Çekisë ka filluar dërgimin e armatimit në Ukrainë pas sulmeve ruse.

Sipas një publikimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se shuma e armatimit kap vlerën 7.6 milionë euro.

Përmes këtij kontigjenti armësh, Çekia do të dërgojë mitralozë, automatikë, pushkë snajper, pistoleta dhe municione.

“Mitralozë, automatikë, pushkë snajper, pistoleta dhe municione me vlerë 7.6 milionë euro. Sot në mëngjes, qeveria çeke miratoi ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, e cila është nën sulmin e Rusisë. Ndihma dhe mbështetja jonë vazhdon”, thuhet në publikimin e Ministrisë së Mbrotjes së Çekisë.

Rusia ka filluar sulmet ndaj Ukrainës më 24 shkurt, ndërsa të shtunën në mëngjes ka goditur me raketa një apartament në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev.