Caralevë - Vetura përfundon në lumë

Një person pësoi lëndime dje në fshatin Caralevë të Suharekës pasi me veturë ka rënë në lumë.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte veturën e tij, në një moment ka humbur kontrollin del nga rruga dhe bie poshtë në lum. Si pasoj e këtij vetë aksidentit, lëndime ka pësuar vetë vozitësi, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, informoi policia. Rasti mbetet nën hetime./21Media