Partia e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj tha se të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshëm për çështjen e tarifës ndaj Serbisë deh Bosnje Hercegovinës.

“Sapo u dakorduam që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të hënën në ora 11:00. I kemi 42 nënshkrime. I falënderoj deputetët që u bën pjesë e këtij mocioni, për të mbajtur seancë”, tha Haradinaj.

“Serbia nuk ka ndryshuar pozicion në raport me Kosovën. E kemi vlerësuar si një nënshtrim. Si duket nuk ka pas dakordim as me ShBA-në, as me partnerin qeverisës (për vendimin për heqjen e tarifës)”, tha ai.

I pyetur se a do të zhvillojnë protesta kundër heqjes së tarifës nga ana e qeverisë Kurti, Haradinaj tha: “Pse jo edhe të protestuarit është demokratike. Kjo nuk është personale me kryeministrin aktual”.

Dje në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi që tarifa ndaj Serbisë dhe Bosnjës do të hiqet për lëndën e parë nga data 15 mars dhe nëse Serbia ndal fushatën kundër Kosovës ai tha se do të largohet tarifa për të gjitha mallrat për 90 ditë.

Albin Kurti: Nga data 15 mars hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia

.