Caktohet seanca e parë për ish-komandantin e UÇK-së

Të hënën, më 19 prill, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dal para Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës.

“Më 19 prill 2021, në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021”, thuhet në njoftim të Dhomave të Specializuara.

“Në aktakuzën e konfirmuar z. Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Ish-komandanti i UÇK-së, Pjetёr Shala, transferohet në Hagë

www.kallxo.com