Caktohet paraburgimi edhe për të dyshuarin e 12-të në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji edhe për B.R., i cili është i dyshuari i 12-të për dhunimin e dyshuar të 11-vjeçares në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Në lidhje me këtë rast, aktualisht në paraburgim gjenden 11 persona për dy raste të ndara.

KALLXO.com dje ka raportuar se për rastin e 11-vjeçares në muajin qershor është arrestuar një person i moshës madhore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11-vjeçares, në qershor të vitit 2022”, deklaroi dje Prokuroria.