Caktohet masa e paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve për rastin 'Brezovica'

Gjykata Themelor e Ferizajt ju ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji shtatë të dyshuarve: Berat Lahu, Shukri Shabani, Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani dhe Salih Sinani për rastin “Brezovica”.

Sipas gjykatës, Berat Lahu dyshohet për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”. Shukri Shabani dhe Sami Sinani dyshohen për shkak të veprave penale në “Bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”. Sukri Shabani gjithashtu dyshohet për veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Të pandehurit Gani Berisha dhe A. Ç. dyshohen për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit. L.V dyshohet për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Ndërkaq G.S dhe S.S2 dyshohen për veprat penale në vazhdim “Fajdeja në bashkëkryerje”. O ashtu G.S po dyshohet edhe për vepra tjera penale si “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Gjykata thotë se, në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve: B.L., SH.SH., G.B., S.S.1, L.V., G.S., dhe S.S.2, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”- bën të ditur gjykata.

Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Dosja ngritë dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milion euro mitos nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit.

Deri më tani prokuroria ka bllokuar prona në vlerë mbi 5 milion euro të cilat po mbahen të sekuestruara për llogari të këtij hetimi.

Dosja – Veprimet inkriminuese të të arrestuarve të radhës në rastin ‘Brezovica’

Operacioni Brezovica: Disa lagje të Prishtinës kontrollohen nga specialët