Caktohet data e shpalljes së aktgjykimit ndaj Sanije Rexhës dhe Kushtrim Balës

Është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku dy zyrtarët e MPMS-së, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala po akuzohen për keqpërdorime me formularët për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së.

Sanije Rexha, e veja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”, dhe Kushtrim Bala, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit.

Lidhur me këtë rast, shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet më 5 mars.

Prokurori i rastit Dren Paca, fjalën përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim, ndërsa shkurtimisht e ka elaboruar para Gjykatës.

I njëjti i ka propozuar Gjykatës që dy të akuzuarit t’i shpall fajtorë, kurse sa i përket matjes së dënimit dhe marrjes së vendimit, ai shtoi se gjykata duhet t’i ketë parasysh rrethanat rënduese, për shkak se dy të akuzuarit sipas prokurorit Paca, buxhetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 133.280 euro.

Kurse mbrojtësit e dy të akuzuarve avokatët Tahir Rrecaj dhe Muharrem Muja,  kanë kërkuar nga Gjykata që në mungesë të provave të shpall aktgjykim lirues për të mbrojturit e tyre.

Pas përfundimit të fjalës përfundimtare, kryetari i trupit gjykues Musa Konxheli, bëri të ditur se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 5 mars.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Sanije Rexha dhe Kushtrim Balës, të cilët dyshohen se gjatë muajit tetor 2017, në bashkëveprim duke i shfrytëzuar pozitat e tyre kishin tejkaluar kompetencat dhe pa autorizim kishin marrë 31 formularë për njohje të drejtës së veteranit të luftës dhe kishin shkuar në Krumë të Shqipërisë që t’i plotësonin këta formularë nga 31 shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria thotë se formularët e mbushur në Shqipëri u dorëzuan në Kosovë në DIFDL të MPMS, dhe aplikuesit përfituan nga statusi i veteranit të luftës 133,280 euro në mënyrë të kundërligjshme  edhe pse formularët nuk u dorëzuan personalisht nga aplikuesit.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala si persona zyrtarë, më 16 janar 2019 në zyrën e Sanije Rexhës kishin ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren për pranimin e formularëve në DIFDL të MPMS Vlora Blakqori për pranimin e 4 formularëve të sjella nga Sokol Poga, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Sanije Rexha dhe Kushtrim Balës, të cilët dyshohen se gjatë muajit tetor 2017, në bashkëveprim duke i shfrytëzuar pozitat e tyre kishin tejkaluar kompetencat dhe pa autorizim kishin marrë 31 formularë për njohje të drejtës së veteranit të luftës dhe kishin shkuar në Krumë të Shqipërisë që t’i plotësonin këta formularë nga 31 shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria thotë se formularët e mbushur në Shqipëri u dorëzuan në Kosovë në DIFDL të MPMS, dhe aplikuesit përfituan nga statusi i veteranit të luftës 133,280 euro në mënyrë të kundërligjshme,  edhe pse formularët nuk u dorëzuan personalisht nga aplikuesit.

Gjithnjë sipas prokurorisë, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala si persona zyrtarë, më 16 janar 2019 në zyrën e Sanije Rexhës kishin ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren për pranimin e formularëve në DIFDL të MPMS Vlora Blakqori për pranimin e 4 formularëve të sjella nga Sokol Poga, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Gjykimi ndaj gruas së ‘Sandokanit’, rrëfehet në Gjykatë zyrtari i Ministrisë së Punës