Caktohen lokacionet për ndërtimin e tri çerdheve në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për caktimin e lokacioneve për ndërtimin e tri çerdheve publike.

Këto çerdhe do të ndërtohen në Kolovicë të Vjetër, një në lagjen Mat 1 dhe një tjetër në Kolovicë të Re.

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati tha se Ministria e Arsimit, ka kërkuar dy lokacione nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e dy çerdheve. Sipas saj, njëra me financim nga Ministria e Arsimit dhe tjetra me fonde IPA.

Gjithashtu njoftoi se BIK-u ka kërkuar një lokacion për financimin e ndërtimit të një çerdhe tjetër.

Asamblistët nga të gjitha partitë ngritën kërkesat e tyre për nevojën e çerdheve në disa lagje të tjera të Prishtinës. Ar

KALLXO.com ka siguruar dokumentet nga lokacionet se ku po planifikohet që të ndërtohen çerdhet:

Parcela në Kolovicë të Re:

Parcela në MAT 1 

Parcela në Kolovicë të Vjetër:

 

Parcela në Kolovicë të Vjetër: