FOTO: Facebook, Gent Cakaj dhe Gunther Krichbaum

Cakaj kërkon nga presidenca gjermane që të ndikojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar nga Presidenca gjermane e BE-së që të ushtrojë ndikimin e saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai sot gjatë një takimit në Berlin me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum, ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot në Berlin, pata një takim të shkëlqyer me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum.

E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë …