Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Caka rrëfen detaje për masakrën në Burgun e Dubravës

Afrim Caka ka rrëfyer në emisionin “Kallxo Përnime” për përjetimet e tij që nga dita kur u arrestua nga forcat serbe në Gjakovë dhe u transferua në Burgun e Dubravës, pastaj në atë të Lipjanit e më pas në të Nishit.

Ai ka folur për masakrën në Burgun e Dubravës, ku nga gardianët dhe të burgosurit serbë ishin vrarë mbi 100 të burgosur shqiptarë, kundër të cilëve ishin shkrepur armë automatike, bomba dore dhe armë të tjera.

“Në Dubravë ka qenë një kasaphanë e vërtetë, pellgje të gjakut, trupa të shpërndarë në gjithë fushën, organe të nxjerra jashtë” – ka rrëfyer ai.

Afrim Caka ka treguar në detaje si u kanë ndihmuar të plagosurve, ndërsa shprehet i habitur me tendencën për të zvogëluar numrin e të vrarëve në masakrën në Burgun e Dubravës.