Çagllavicë, vidhet një veturë para shtëpisë

Një person ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura, përderisa ishte e parkuar para shtëpisë së tij.

Vetura ka qenë e regjistruar me targa vendore.

Rasti është raportuar më 27 shkurt rreth orës dy të mëngjesit në Çagllavicë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.