Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga KF Prishtina

Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit të futbollist ‘Prishtina’.

Sokoli e ka bërë të ditur këtë përmes një konference të jashtëzakonshme.

Ai ka njoftuar së për shkaqe shëndetësore është detyruar që të largohet nga ky post.

“Jemi marrë vesh me kryesinë për t’u larguar nga pozita e trajnerit, për shkaqe shëndetësore, pasi që e kam një lëndim në gjurin e djathtë, për së paku dy muaj ditë më duhet të tërhiqem”, tha ai.

“Kjo është më e mira për Prishtinën. Nuk kam pasur presion prej askujt, e vetmja gjë është për arsyet shëndetësore”, shtoi Sokoli.

Pas dorëheqjes së Sokolit, klubin e Prishtinës do ta udhëheq Armend Dallku.

Konferencën e jashtëzakonshme të thirrur nga Bylbyl Sokoli mund ta ndiqni në këtë link.