Buxhetit i shtohen edhe rreth 150 milionë euro

Komisioni për Buxhet, Pune dhe Transfere, me shtatë vota pro dhe një abstenim miratoi raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Ndërsa, në seancën e së enjtes në Kuvend pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2022./21Media/