Buxheti për vitin 2023 për Mitrovicën rreth katër milionë euro më i lartë se për vitin 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para qytetarëve të Mitrovicës ka prezantuar buxhetin për Komunën e Mitrovicës për vitin 2023.

Kurti bëri të ditur se buxheti për vitin 2023 për Komunën e Mitrovicës së Jugut do jetë mbi 25 milionë euro.

Derisa, në vitin 2022 buxheti i kësaj Komune ishte 21,5 milionë euro.

Kryeministri Kurti tutje theksoi se në fushën e arsimit është paraparë ndërtimi i dy çerdheve në Mitrovicë.

Buxheti i Kosovës për vitin 2023 do jetë 3.2 miliardë euro, prej tyre janë ndarë 745 milionë euro në kategorinë “Paga dhe Mëditje”, 493 milionë euro në kategorinë “Mallra dhe Shërbime”, 1 miliard e 98 milionë euro në “Subvencione dhe Transfere” dhe 811 milionë euro në “Shpenzime Kapitale”.

Albin Kurti prezanton buxhetin për vitin 2023 në Mitrovicë