Buxheti për 2021 dhe ligji për rimëkëmbje ekonomike diskutohen në Komisione

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Sot  në ora 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere ku pritet të votojë në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021.

Po ashtu në ora 14:00 do të mblidhet edhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast do të intervistojë drejtorin e prokurimit të Shërbimit Spitalor Kliniko Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Në kalendarin e Kuvendit është edhe Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të mbahet në orën 13:00, ai për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Komisioni për Arsim, mbahen në orën 9:00, Komisioni për Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, i cili do të intervistojë kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore mbahen në orën 10:00.