Buxheti për 2020-ën, Kuvendi nesër mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër ka thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite ka vetëm një pikë, ajo është shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave miratoi projektbuxhetin për vitin 2020.

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi,  ka deklaruar se: “Gjithsej shpenzimet buxhetore për këtë vit pritet të jenë 2 miliardë e 357 milionë euro që është për 12.7 përqind më shumë se buxheti i realizuar për vitin 2019. Do të vëreni që buxheti për paga dhe mëditje ka një rritje shumë modeste, ne kemi paraparë një rezervë shumë të madhe për t`i akomoduar kërkesat që mund të dalin nga Ligji i Pagave”.

Hulumtim: Mësuesit me sëmundje të rënda vazhdojnë të mbajnë ditarin

.