Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Buxheti i shëndetësisë dhe menaxhimi i COVID-19 - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohen çështje të shëndetësisë në Kosovë e po ashtu edhe menaxhimi i pandemisë COVID-19.

Të ftuar në debat janë: Bekim Haxhiu nga PDK, Besim Kodra- PRAK (Shoqata e Pacientëve) dhe Uran Halimi- përfaqësues i specializantëve.

Gjithashtu do të publikohet edhe video reportazhi se si shkuan huq 200 mijë eurot e ndara nga Qeveria Hoti për hartimin e planit për Spitalin COVID-19?

Tregohen edhe arsyet se pse nuk është ndërtuar spitali i COVID-it dhe pse nuk është përfunduar Klinika e re Emergjente ende.

Në debat flitet edhe pse nuk është ndërtuar Spitali i Ferizajt dhe a do të bëhen Prishtina dhe Podujeva me spitale.

A është shëndetësia viktimë e politikës dhe fushatave për disa vota nëpër komuna?

Pse po ikin mjekët nga Kosova?