Kuvendi Komunal i Prizrenit
Buxheti i Prizrenit për 2021 më i vogël se ai i 2020, Haskuka var “shpresat” tek opozita
Sot Kuvendi Komunal i Prizreni mban mbledhjen e votimit të buxhetit për vitin 2021.
Propozim- buxheti për vitin 2021 që do të hidhet në votim është në shumën 47 milionë, apo rreth 4 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.
Tashmë kur qeverisja e Prizrenit me kryetarin Mytaher Haaskuka, nuk e kanë shumicën e votave në asamblenë komunale dhe shpresa e vetme e Haskukës mbeten votat e asamblistëve opozitarë.
Në shkurt të këtij viti, pas përplasjeve ndërmjet partnerëve të koalicionit në Prizren, opozita ia kishte rrëmbyer Haskukës pozitën e kryesuesit të Asamblesë.
Kurse tashmë Vetëvendosje me asamblistët e saj dhe disa asamblistë tjerë nga partitë që përfaqësojnë komunitetet në Kuvend, nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për të kaluar buxhetin.
Opozita e përbërë nga PDK, LDK, Nisma e AAK kanë shumicën në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, votat e të cilëve do të jenë vendimtare në votimin e buxhetit për vitin 2021.
Edhe vitin e kaluar, qeverisja e Haskukës me dy votat nga asambisltët e opozitës kishte kaluar buxhetin 50 milionësh.