Buxheti i Komunës së Gjilanit për 2023 pritet të jetë 32.5 milionë euro

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023, në vlerë prej 32 milionë e 599 mijë euro.

Buxheti i këtij viti, për komunën e Gjilanit, është 3.5 milionë më i madh krahasuar me vitin 2022.

Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.

Sipas komunikatës së komunës, ky buxhet sigurohet nga granti qeveritar 27,646,695 euro dhe të hyrat vetanake 4,952,586 euro.

Nga kjo shumë sipas komunës për subvencione janë planifikuar 1,195,000 euro, ndërkaq për investime kapitale 8,435,158 euro.

Sipas drejtorit të Financave, buxheti komunal për vitin 2023, është i orientuar në tri aspekte: zgjidhjen e problemeve elementare infrastrukturore, në projekte zhvillimore, si dhe në realizimin e projekteve në bashkëfinancim me donatorë të ndryshëm.

Ky buxhet është votuar nga kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) nuk kanë marrë pjesë në seancë.