Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Buxheti 2022, cilat janë planet e qeverisë për investime në shëndetësi?

Qeveria e Kosovës e ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë euro për vitin 2022, por i njëjti ende nuk e ka marrë dritën e gjelbër nga Kuvendi i Kosovës.

Në buxheti ne vitit 2022 janë paraparë nga 1 milion euro për ndërtimin e QKMF-së në Ferizaj e Istog dhe 910 mijë euro për ndërtimin e QKMF-së në Drenas.

Për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt në vitin 2022 nuk janë ndarë para shtesë por nga viti 2021 janë bartur 1.1 milion euro.

As për Spitalin e Podujevës nuk janë paraparë para për nndërtimin e tij.

E njëjta ka ndodhur edhe me Spitalin e Prishtinës. Asnjë para nuk është ndarë as për ndërtimin e këtij spitali.

Për infrastrukturë dhe renovim të nyjeve sanitare nuk është ndarë buxhet për vitin 2022 por vetëm është bartur buxheti i vitit 2021.

Edhe për projektimin dhe ndërtimin e ndërtesës se re e Klinikës së Nefrologjisë dhe për renovimin dhe zgjerimin me mbindërtim të ndërtesës ekzistuese të Klinikes së Ortopedisë, nuk është ndarë buxhet për vitin 2022, por vetëm është bartur buxheti i vitit 2021.

Shuma prej 70 mijë euro është bartur nga viti 2021 edhe për pajisje mjekësore të reparteve të spitalit.