Bursa 2023 për Gazetari Hulumtuese: Thirrje për aplikim

BIRN ofron 10 bursa për gazetarët nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, të cilët kanë ide për një storie (histori) që ka nevojë për raportim të përkushtuar në terren, kërkime më të thella, fonde gjeneroze dhe vëmendje të qëndrueshme editoriale për trajtim të mirë dhe të drejtë.

 

Aplikimet kërkohen nën temën e këtij viti, Siguria. Aplikantët e suksesshëm do të përzgjidhen nga një komitet i pavarur për të marrë pjesë në programin tonë për zhvillim profesional, duke kulmuar me prodhimin e një storie të gjatë e të besueshme që do të publikohet nga BIRN dhe partnerët e tij mediatikë.

Produkti ynë merr formën e veçorive, analizave dhe hetimeve, të paraqitura në thellësi për një audiencë globale. Ne e vëmë theksin tek narracioni i fortë dhe raportimi strikt, në terren – cilësi që tradicionalisht ndërlidhen me gazetari revistash.

Detajet për aplikimin mund t’i gjeni në këtë link.

Bursa përfshin:

  • bursë prej 3,000 euro
  • mundësia për t’i përmirësuar aftësitë tuaja të raportimit duke bashkëpunuar ngushtë me redaktorë të klasit botëror
  • mentorim dhe mbështetje e vazhdueshme nga rrjeti kryesor gazetaresk rajonal i BIRN, i pranishëm në 14 shtete të rajonit qendror dhe të Evropës Juglindore
  • mundësia për të marrë pjesë në një seminar prezantues në Vjenë, 13-16 maj, i fokusuar në teknikat e raportimit dhe të tregimit
  • mundësia për të fituar çmime shtesë me vlerë midis 1.000 dhe 3,000 euro për tri storiet (shkrimet) më të mira
  • publikimi mbarëbotëror i raporteve në gjuhët lokale dhe anglisht përmes rrjetit tonë të partnerëve mediatikë
  • anëtarësimi në rrjetin e të diplomuarve të Fellowship (Bursës), i themeluar për ta mbështetur rrjetëzimin midis bursistëve që kanë marrë pjesë në program që nga viti 2007.

Ja çfarë thotë redaktori ynë, Neil Arun për temën e këtij viti.

Pyetjet e sigurisë kanë dominuar lajmet në një vit që pa kthimin e luftës në shkallë të gjerë në Evropë. Por siguria merr shumë forma përtej mbrojtjes nga ushtritë pushtuese ose çmimet e larta të energjisë. Në “hierarkinë e nevojave” të tij të famshme, psikologu amerikan Abraham Masloë e renditi kërkesën njerëzore për siguri si krejtësisht themelore, të zëvendësuar vetëm nga nevojat fiziologjike.

Tema e Fellowship-it (Bursës) të këtij viti ju fton t’i merrni parasysh mënyrat e shumta në të cilat siguria – dhe mungesa e saj – po e formësojnë shoqërinë tuaj. Ju mund, për shembull, t’i ekzaminoni disa nga institucionet përreth jush, të cilave u është besuar të ofrojnë një formë sigurie. Çfarë ndodh kur ata dështojnë? Çfarë ndodh kur ata e teprojnë, duke abuzuar me besimin e dhënë ndaj tyre? Kush vuan? Kush përfiton? Mund të raportoni për mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe padrejtësia. Gjithashtu mund të raportoni për sigurinë ekonomike – ose mbrojtjen nga varfëria dhe shfrytëzimi. Dhe pastaj është mbrojtja e mjedisit nga ndotja për t’u marrë parasysh, dhe mbrojtja e shoqërisë nga teknologjitë e dëmshme, dhe e zinxhirëve esenciale të furnizimit nga ndërprerja. Mund të raportoni për ndonjë nga këto gjëra dhe, natyrisht, mund t’a shqyrtoni gjithashtu ndikimin e luftës në Ukrainë nëse keni një histori të re dhe bindëse për të treguar për të.

Tema vjetore është gjithmonë e gjerë, në mënyrë që ta tërheqë gamën më të gjerë të aplikacioneve. Nëse dëshironi të aplikoni për Bursë, por nuk keni një storie (histori) në mendje, tema duhet t’ju ndihmojë të gjeneroni ndonjë ide. Nëse tashmë keni një storie në mendje, atëherë gjejeni një mënyrë për ta lidhur këtë storie me temën. Ne gjithmonë do ta vlerësojmë një aplikacion të fortë që është i lidhur lirshëm me temën sesa një aplikacion i dobët që është i lidhur ngushtë me temën.

Rreth Bursës për Përsosmëri në Gazetari

Bursa u ka ofruar gazetarëve udhëzime editoriale dhe financime për të ndjekur storie me agjendë përcaktuese për më shumë se 15 vjet. Me qëllim promovimin e zhvillimit të një media të fuqishme dhe të përgjegjshme, programi ka ndihmuar në formimin e standardeve gazetareske në të gjithë rajonin, duke stimuluar karrierën e gazetarëve pjesëmarrës.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Fondacioni Erste themeluan “Fellowship” në 2007 me synimin për ta inkurajuar raportimin e thellë ndërkufitar në Evropën Juglindore. Në vitin 2020, programi u zgjerua për t’i përfshirë katër shtete të Evropës Qendrore: Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë.

Për të lexuar storiet tona dhe për të mësuar më shumë rreth Bursëst, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Bursës./Balkan Insight