Burri sulmon gruan në Ferizaj, arrestohet dhe i sekuestrohet arma

Një burrë është arrestuar sot, më 25.08.2024, në Ferizaj nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj gruas së tij.

Në këtë rast, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, është sekuestruar edhe një armë zjarri me gjashtë fishekë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në 16:45h dhe se i arrestuari është i moshës 30-vjeçare.

Për të gjitha veprimet policore thuhet se është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervistimit nga hetuesit policorë, i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.