Burri sulmon familjarët e ish të dashurës

Një burrë nga Prishtina është arrestuar nën dyshimin se ai ka sulmuar fizikisht familjarët e ish të dashurës së tij.

Ngjarja sipas Policisë së Kosovës thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 08:30 për shkak të një mosmarrëveshje që kishte i dyshuari me viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie të më hershme, kishte shkuar në familjen e viktimës dhe i kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj”, është thënë në raportin e Policisë.

Tutje është njoftuar se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.