Burri sulmohet nga qeni në Pejë, policia nuk e gjen pronarin

Në fshatin Zahaq të Pejës dje është arrestuar një person dhe është konfiskuar një pushkë e gjuetisë.

Sipas policisë njëri prej të dyshuarve të rastit ka dal me armë gjahu në livadhe se bashku me dy qentë e tij.

Njëri prej qenve të tij e ka sulmuar një person duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Njësiti policor ka shkuar të shtëpia e të dyshuarit të cilin nuk e ka takuar në shtëpi, gjatë kontrollit në atë shtëpi ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjuetisë me leje të cilës i kishte skaduar afati me 7 fishekë” thuhet në njoftimin e policisë.

Arma e konfiskuar nga policia ka qenë pronë e një familjari së të dyshuarit i cili edhe është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër nuk është gjetur nga ana e policisë.

Me këto veprime janë konsumuar elementet e dy veprave penale, armëmbajtje pa leje dhe mbikëqyrje e shkujdesur e kafshës.