Ilustrim

Burri rrah gruan në Mitrovicë, arrestohet

Një burrë ka rrahur gruan e tij në Mitrovicë.

Si pasojë e rrahjes viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe së bashku me dy vajzat e saj është vendosur në strehimore në Prishtinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.