Burri raporton në polici gruan dhe vajzën e zhdukur
27.2.2020 - 11:19
Një burrë në Gjakovë ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici për dy persona të zhdukur.
Sipas njoftimit të policisë, burri ka raportuar të zhdukura për gruan dhe vajzën e tij.
Sipas raportimit, dy të zhdukurat janë larguar nga shtëpia para dy ditëve, rreth orës 16:00, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
Policia po heton rastin.