Burri që u gjet i vdekur në Mitrovicë është bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës Supreme

Një person i moshës rreth 70-vjeçar është gjetur i vdekur para disa ditësh në Mitrovicë.

KALLXO.com merr vesh se burri që u gjet më 4 janar pa shenja jete në fshatin Suhodoll të Mitrovicës është bashkëshorti i gjykatëses së Gjykatës Supreme, Emine Kqiku.

70 vjeçari i vdekur është gjetur afër urës së fshtatit Suhodoll.

Lajmin e kishte konfirmuar për KALLXO.com, Besim Hoti, zëvëndësdrejtor i Policisë në Veriun e Mitrovicës.

“Një trup pa shenja jete është gjetur sot afër fshatit Suhodoll, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë, të gjitha ekipet policore, prokurori kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe trupi është dërguar për obduksion”, kishte thënë Hoti.

Mitrovicë – Gjendet i vdekur një person në fshatin Suhodoll

www.kallxo.com