FOTO: Ilustrim

Burri nga Suhareka kapet me bixhoz

Policia në Suharekë ka arrestuar mbrëmë para mesnatës një person të dyshuar për organizim të bixhozit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dje rreth orës 23:00, pasi që gjatë kontrollit të policisë në lokalin e tij është hasur duke zhvilluar bixhoz.

Si prova materiale nga ana e policisë, janë konfiskuar letra bixhozi dhe 53 euro para kesh.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.