Burri nga Shtimja i tregon policisë se ka armë pa leje në shtëpi

Një burrë në Shtime pas dhunës në familje ka pohuar se ka një armë pa leje në shtëpi.

Sipas policisë, njësiti policor së bashku me te dyshuarin kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë konfiskuar revolen me një karikator me 8 (tetë) fishek të kalibrit 7.62 mm.

Nuk është raportuar për asnjë arrestim për këtë rast.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00.