Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Burri nga Prishtina vdes pas dërgimit në emergjencë, në vendngjarje u gjet armë e fishekë

Të hënën më 09.09.2024 rreth orës 10:20 një burrë nga Prishtina është transportuar me autoambulancë në emergjencë ku më pas edhe ka vdekur.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole)me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular.

Tutje, policia thekson se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si ‘hetim mbi vdekjen’.