Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Burri nga Prishtina raporton se i është dëmtuar dritarja e banesës nga një vinç

Një burrë nga Prishtina ka raportuar se një vinç ia ka dëmtuar dritaren në banesën e tij,

Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar personi përgjegjës.

Tutje, bëhet e ditur se përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Prishtinë 18.09.2022 – 00:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga një vinç i është dëmtuar dritarja në banesën e tij. Lidhur me rastin është intervistuar personi përgjegjës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”- bëhet e ditur në raport.