Gjakova

Burri nga Gjakova i raporton të zhdukur bashkëshorten dhe pesë fëmijët

Një burrë nga fshati Pjetërshan i Gjakovës ka raportuar si të zhdukur bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij

Në raportin policor ai ka deklaruar se se nga data 21 tetor rreth orës 11:00 kur ishte kthyer në shtëpi, nuk i ka gjetur bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij.

Tutje, ai ka potencuar se nuk ka pasur kontakt me ta që nga data e lartcekur  dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.