Burri nga Gjakova arrestohet pasi sulmoi nënën e tij

Një burrë në Gjakovë është arrestuar dje rreth orës 14:00.

Sipas raportit policor arrestimi i tij kishte ardhur pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në raport tutje theksohet se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.