Burri nga Fushë Kosova arrestohet për ngacmim seksual

Një burrë nga Fushë Kosova është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas policisë, në lidhje më rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 30 maj rreth orës 16:15.

Lidhur me rastin, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thotë se bëhet fjalë për vepër të sulmit seksual  në Fushë Kosovë.

“Më datë 30 maj me urdhër të prokurorit është ndaluar një person në dyshimin për veprën penale “Sulm seksual”, ndaj të njëjtit do merren veprimet procedurale ligjore, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Ulaj.

Ulaj tha se për të ruajtur privatësinë e viktimës, nuk mund të jap më shumë detaje.