
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Burri në Pejë gjendet pa shenja jete, në vendgjarje sekuestrohet një pistoletë
18.2.2025 - 10:07
Të hënën, më 17.02.2025, një burrë në Pejë është gjetur pa shenja jete – vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Sipas Raportit policor, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë.
Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion – thekson Policia.
Derisa rasti po trajtohet si: “hetim i vdekjes”.