![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2023/08/Policia-e-Kosoves-720x405.jpg)
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Burri në Drenas thotë se është vetëplagosur, Policia nuk gjen armën në vendngjarje
02.12.2024 - 09:42
Një burrë në Drenas ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 01.12.2024 në 12:40.
Policia tha se pasi kanë pranuar njoftimin, zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar tre fishekë, por arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur.
Policia tha se rasti i iniciuar si “Përdorim i armës” është nën hetime nga njësitë relevante.