Burri e vjehrri rrahin një grua në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, vjehrrin dhe burrin, pasi kishin ushtruar dhunë fizike ndaj gruas.

Sipas këtij njoftimi, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:40.