Burri dyshon se gruas së tij e cila vdiq gjatë intervenimit nuk ju vendosën stendat

Një vdekje e dyshimtë është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 15:20, në një spital në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se një burrë ka raportuar në polici se gruaja e tij ka vdekur gjatë një intervenimi në një spital.

Sipas ankuesit, gruaja e tij ka vendosur disa stenda para disa muajve, por gjendja e saj nuk është përmirësuar.

I njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.