Burri dyshohet se sulmoi fizikisht gruan e tij në Pejë, në shtëpi iu gjet një AK-47

Një grua në Pejë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, dje më 25.11.2024 në 11:0.

Policia e Kosovës tha se njësit policore kanë bastisur shtëpinë ku kanë gjetur dhe sekuestruar një AK-47  me 18 fishekë.

Policia tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.