
Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Burri dyshohet se rrahu gruan, policia lëshoi urdhër mbrojtje ndaj saj
09.5.2023 - 09:18
Mbrëmë një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij.
Ngjarja është regjistruar në Viti ndërsa sipas raportit ditor të policisë, viktimës i është lëshuar edhe një urdhër mbrojtje e përkohshme emergjente nga ana e policisë.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Pas veprimeve të policisë, prokurori kujdestar ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.