Ilustrim

Burri dyshohet se rrahu gruan në Fushë Kosovë, prokurori e liron në procedurë të rregullt

Një grua ka raportuar se gjatë ditës së djeshme është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar me anë të raportit ditor se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Deri te sulmi sipas  gruas kishte ardhur një mosmarrëveshje mes çiftit.

Gruaja e cila dyshohet se u sulmua nga burri ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori i shtetit i cili rekomandoi që burri të lirohet dhe hetohet në procedurë të rregullt.