Ilustrim

Burri dyshohet se e sulmon fizikisht gruan në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Gjilan pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas viktimës, i dyshuari është nën terapi psikike pasi ka probleme shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Podujevë.

Polica atje ka arrestuar një grua pasi që e njëjta ka sulmuar viktimën tjetër grua. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë Policia ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi që ka sulmuar fizikisht dhe kanosur me fjalë viktimën burrë.

Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nuk raportohet për të lënduar.