Burri dërgohet në QKUK, dyshon se gruaja i hodhi diçka në ushqim

Një burrë në Skenderaj po dyshon se bashkëshortja e tij i ka hedhur diçka të dëmshme në ushqim.

Sipas Policisë së Kosovës, burri së pari është dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.