Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

Burri akuzohet se e sulmoi gruan me vazo të luleve

Sot doli para gjykatë, B.P, i akuzuar për dhunë në familje, i cili u deklarua se ndihet i pafajshëm.

Prokuroria e Gjilanit e akuzon të pandehurin se në datën 28.06.2019 në Gjilan ka ushtruar dhunë psiçike dhe fizike ndaj bashkëshortes.

Prokuroria gjithashtu e akuzon atë se vazhdimisht e ka keqtrajtuar gruan madje në disa raste edhe në prani të fëmijës së të dëmtuarës.

Sipas prokurorisë i akuzuari pa ndonjë arsye, përderisa e dëmtuara ishte duke i treguar për një problem, fillimisht e ofendon të dëmtuarën e pastaj kur e dëmtuara i kërkon që i akuzuari të largohet nga shtëpia sepse nuk mund ta përballonte dhunën, i akuzuari e gjuan me vazo të luleve, ashtu që i shkakton lëndime fizike por edhe shqetësim të madh emocional të dëmtuarës.

Deklarimin e të akuzuarit e përkrahu edhe mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Tefik Dushica, i cili po ashtu kërkoi nga gjykata ndërprejen e masës së arrestit shtepiak ndaj të akuzuarit.

Gjykata e udhëzoi të akuzuarin për mundësinë e kundërshtimit të aktakuzës dhe provave në afatin ligjor të përcaktuar.