Ilustrim

Burrë e grua shoqërohen për në Polici, pasi postuan foto me armë në rrjete sociale

Katër raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës.

Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, raportohet se në stacionin policor janë shoqëruar dy persona, burrë e grua, pasi që të njëjtit kishin postuar foto me armë zjarri në rrjetet sociale.

Pistoleta që është postuar në rrjete sociale nuk është arritur të gjendet. Me vendim të prokurorit, pas intervistës palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në rrugën “Isa Kastrati” raportohet se gjatë kontrollit, një nxënësit i është gjetur dhe sekuestruar një mjet i prehtë (thikë).

I dyshuari pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Po ashtu në Prishtinë raportohet se në stacionin policor është shoqëruar një person pasi që në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore dhe 220 parabola.

Me vendim të Prokurorit , i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Podujevë raportohet se një person ka informuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku i kanë vjedhur një pistoletë me gaz që nuk posedon leje si dhe disa para.

Është hapur rasti dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.