Foto: REL/Reuters

Burrat ‘online’ me shumë se gratë në internet

Edhe në vitin 2019, burrat vazhdojnë të jenë përdoruesit më të mëdhenj të internetit në raport me gratë përkundër interesimit të shtuar të tyre.

Sivjet, për qasje në internet më shumë u përdoren lidhjet fikse.

Nga të dhënat e anketës së ASK-së, bëhet te ditur përdoruesit më të mëdhenjë të internetit janë meshkujt se sa femrat

“Të dhënat e paraqitura në Graf.3 tregojnë se edhe në këtë vite dominon gjinia mashkull si përdorues të internetit me 55.8%. KrahasUAR me vitin 2018 tek përdoruesit e internetit meshkuj ka pasur një rënie prej 3.4%, ndërsa tek gjinia femër ka pasur rritje prej 3.3%”, thuhet në anketën e ASK-së.

Sipas ASK-së, prej 93.2% të ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet përmes linjës fikse dhe mobile, 91.2 për qind janë shërbyer përmes linjës fikse, ndërsa 39.6 për qind përmes linjës mobile. Në krahasim me vitin 2018 vërehet se nuk ka pasur ndryshim në përqindje në linjës fix dhe mobile, rritje ka pasur edhe në përdorimin e internetit nga linja fikse prej 1 për qind ndërsa në linja mobil ka pasur rritje prej 15 për qind.

ASK tregon se të intervistuarit janë pyetur për linjën broadband si psh. DSL, ADSL,VDSL, internet kabllor, internet satelitor, rrjete WiFi. Në linjën mobile Broadband është përfshirë linja përmes rrjetit të telefonisë mobile, në 3G (p.sh. UMTS), duke përdorur (SIM) kartë ose USB, telefon celular ose telefonin e mençur.

Këto të dhëna u bën të ditura nga rezultatet e anketës së përdorimit të teknologjisë Informative dhe komunikimit 2019.