Burrat në ‘bela’, Anita Haradinaj e Linda Rama punojnë për ‘Shqiptarinë’

Ramush Haradinaj e Edi Rama i kanë ftohur raportet e tyre muajve të fundit.

Sidomos, qëndrimi i shefit të Qeverisë shqiptare për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe në Samitin e Berlinit e kishte prekur rëndë homologun e tij kosovar, tanimë kryeministër në dorëheqje.

Pas Samitit të organizuar nga kancelarja Angela Merkel, Haradinaj ka thënë se ka qenë nën presion të madh të kryeministrit shqiptar dhe të presidentit të Kosovës për ta hequr taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës.

Një presion dhe kërkesë të tillë Haradinaj thoshte të mos e ketë pasur as nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Haradinaj ka pasur edhe momente të tjera të hatërmbetjes në raport me Edi Ramën.

Megjithatë, ftohja e marrëdhënieve mes tyre nuk i ka penguar bashkëshortet e tyre që të bëhen bashkë.

Anita Muçaj-Haradinaj dhe Linda Rama janë bërë bashkë në Prishtinë.

Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës në detyrë ka postuar një foto me ‘homologen’ shqiptare.

“Na duhet neve grave nga Kosova dhe Shqipëria që ta bëjmë ‘Shqiptarinë’ globale”, është komenti në anglisht i Anita Muçaj-Haradinaj që shoqëron foton e saj në Instagram.

Linda Rama ka ardhur për të marrë pjesë në samitin “Global Woman Summit”, të organizuar nga “Global Woman Club”, që mbahet të premten në Prishtinë.