Burim Krasniqi kandidat i LDK-së për kryetar të Rahovecit

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Krasniqi, është nominuar kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit.

“Në përputhje me Statutin e LDK-së, Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, z.Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua Kandidat për Kryetar të Komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Tutje, në njoftim thuhet se kryesia e degës ka vendosur që këshilltarëve aktualë të LDK-së në Kuvendin Komunal të kandidojnë prapë në konsultim me nëndegët e tyre përkatëse.

Ditë më parë LDK ka nominuar kandidatët për kryetarë të 8 komunave. E pastaj edhe kandidatin për kryetar të Prizrenit, Anton Qunin.

Zgjedhjet komunale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor.