Burim Berisha përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komuna” me Jeta Xharrën është i ftuar kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha.

Berisha sonte përballë Xharrës dhe asamblistëve ballafaqohet me premtimet të cilat i kishte dhënë në zgjedhjet lokale.

Berisha do të flasë për ndërtimet e pasluftës, për shëndetësi, për premtimet për ambient, për ato në fushën e arsimit, e për shumë halle të banorëve të Fushë-Kosovës.

Të ftuar në debat do të jenë Durim Hajra nga Lëvizja Vetëvendosje, Remzi Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Qerim Gara, nënkryetar për Komunitete i Komunës së Fushë-Kosovës nga PDAK.