Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Burim Berisha: Numërimi edhe i rreth 220 votave do të vendosë për Fushë-Kosovën

Kryetari aktual i Komunës së Fushë-Kosovës dhe njëherësh kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, ka reaguar pas lajmeve dhe spekulimeve për fitoren e mundshme të tij në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

KALLXO.com kishte raportuar për lajme të rreme se Burim Berisha ka fituar pa balotazh në Fushë-Kosovë.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë edhe rreth 220 vota me kusht dhe vota të kategorive të tjera që presin të numërohen dhe se ende nuk ka një rezultat final.

“Këto javë jam rezervuar nga reagimet për shkak se procesi i numërimit të votave është duke vazhduar. Projekti jonë për Fushë Kosovën ka marrë mbështjetje madhështore. Rreth 220 vota me kusht dhe nga votuesit me nevoja të veçanta do të vendosin nëse do të fitojmë mandatin në raundin e pare”, ka thënë ai.

Berisha ka theksuar se pavarësisht rezultatit në rundin e parë, ai do të vazhdojë “rrugën që ka nisur”.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Burim Berisha do të shkojë në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca.